Qeveria ndan 8 milionë euro për mjekët, infermierët dhe stafin mbështetës
Ministri në detyrë, Armend Zemaj ka njoftuar se qeveria ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve financiare shtesë për personelin shëndetësor. Zemaj ka njoftuar se personelit shëndetësor do t’i ndahen 8 milionë euro. Ai përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se mjetet financiare do të ndahen në bazë të një kategorizimi për […]
Ministri në detyrë, Armend Zemaj ka njoftuar se qeveria ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve financiare shtesë për personelin shëndetësor.
Zemaj ka njoftuar se personelit shëndetësor do t’i ndahen 8 milionë euro.
Ai përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se mjetet financiare do të ndahen në bazë të një kategorizimi për tre muajt e parë të këtij viti, janar, shkurt dhe mars, shkruan SuharekaOnline
- Kategoria I – mjekëve ju jepet shtesa prej 250 eurove në muaj,
- Kategoria II – infermierëve ju jepet shtesa prej 150 eurove në muaj,
- Kategoria III – stafi mbështetës – teknikëve, ju jepet shtesa prej 100 eurove në muaj.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar mjekë, infermierë dhe personel shëndetësor,
Ju falënderoj shumë për punën e madhe dhe të jashtëzakonshme që keni bërë gjatë gjithë kohës, kohës më të rëndë pas çlirimit të vendit tonë, kohën e pandemisë.
Në pajtim me mundësitë tona, për kontributin, përkushtimin dhe detyrat e punës për personelin shëndetësorë, janë ndarë nga Qeveria Kosovës 8 milion euro për kompensimin e shtesave mujore mbi pagën bazë.
Kjo shtesë vlen për muajt janar, shkurt dhe mars të vitit 2021. Ndarja e mjeteve do të bëhet sipas kategorizimit:
Kategoria I – mjekëve ju jepet shtesa prej 250 eurove në muaj,
Kategoria II – infermierëve ju jepet shtesa prej 150 eurove në muaj, dhe Kategoria III – stafi mbështetës – teknikëve, ju jepet shtesa prej 100 eurove në muaj.
Personeli shëndetësor, mjekët, infermierët dhe stafi teknik, janë heronjtë e ditëve tona!