Qeveria miraton masat e reja anti-COVID, gastronomia lejohet të punojë vetëm deri në ora 21:00
Kufizimi i lëvizjes do të jetë nga ora 22:00 deri në orën 05:00, për dallim që deri tash niste nga ora 00:00. Po ashtu, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme: *Certifikatën e vaksinimit me tri doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen dhe […]
Kufizimi i lëvizjes do të jetë nga ora 22:00 deri në orën 05:00, për dallim që deri tash niste nga ora 00:00.
Po ashtu, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:
*Certifikatën e vaksinimit me tri doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen dhe dozë përforcuese) kundër COVID-19;
*Certifikatën e vaksinimit me dy doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen) kundër COVID-19, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më herët se 48 orë para nisjes (për udhëtarët që hyjnë në rrugë ajrore) ose 48 orë para mbërritjes në pikën kufitare (për ata që hyjnë në rrugë tokësore).
*Shtetasit e Republikës së Kosovës që nuk i kanë dy doza të vaksinës janë të detyruar të kryejnë karantinim shtëpiak për një periudhë prej shtatë ditësh që nga hyrja në territorin e Republikës së Kosovës.
Procesi mësimor do të zhvillohet siç është bërë deri tash.
Pensionistët vazhdojnë të jenë të liruar nga paraqitja e rregullt.
Mbledhjet në ambiente të mbyllura lejohen me maksimum 30 persona.
Ndalohet veprimtaria e klubeve të natës dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, apo dasmave e fejesave. Ndalohet edhe mbajtja e pritjes për ngushëllim.
Gastronomisë i lejohet puna deri në orën 21:00. Muzika në lokalet e gastronomisë lejohet deri në orën 20:30.
Masat e miratuara hyjnë në fuqi nesër, me 22 janar 2022 dhe vlejnë deri më 4 shkurt 2022.
Masat-e-pergjithshme-dhe-te-vecanta-per-kontrollin-parandalimin-dhe-luftimin-e-Pandemise-COVID-19