“Qeveria është e gatshme të ballafaqohet me çdo temë në dialog”

07.02.2024

Heqja e dinarit serb nga përdorimi si dhe mbyllja e disa zyrave të komunave paralele serbe, janë dy vendimet e Kosovës, të cilat shkaktuan valë reagimesh të faktorit ndërkombëtar ndaj Kosovës, duke kërkuar që këto çështje të diskutohen në tryezë të dialogut.

“Qeveria është e gatshme të ballafaqohet me çdo temë në dialog” Foto: Kartëmonedha prej 20 dinarësh serb dhe kartëmonedhë e valutës euro.

Por me gjithë trysninë ndërkombëtare, Qeveria e Kosovës nuk po zmbrapset nga vendimet e saj.

Deputeti i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, për RTV21 thotë se qeveria është e gatshme të përballet me çfarëdo teme në procesin e dialogut me Serbinë.“Kosova është një tërësi territorial, brenda saj operojmë me ligjet e Republikës në mbrojtje të kushtetutës.

Euro është valutë jona zyrtare dhe nuk shoh probem që edhe në pjesën veriore qytetarët e asaj ane të fillojnë të përporin euron e jo dinarin…. Çdo presion i cili ka për qëllim një lloj trysnie ndaj Kosovës do të ishte i padrejtë njëjtë siç ka ndodhur edhe me  sanksionet e mëhershme.

Këto vendime që i merr qeveria janë në përputhje të plotë me kushtetutën dhe rendin dhe ligjin në vendin tonë.. Qeveria është e gatshme të ballafaqohet me çdo temë në dialog. Këtë nuk e shikojmë si ndonjë problem sepse është çështje që është zgjidhë brenda territorit tonë”, tha Korencia

Ndryshe mendon deputeti i PDK-së Hajdar Beqa, Sipas tij, çështja e dinarit dhe e komunave paralele serbe nuk duhet të përfshihen në dialogun Kosovë-Serbi.

“Në Kosovë edhe në të kaluarën ka qenë vetëm një valutë euro dhe e kemi edhe kushtetutën, ligjet. Mendoj që presioni ndërkombëtarë është i padrejtë, ndërkohë që menaxhimi nga qeveria nuk është bërë mirë. mendoj që duhet të dakordohen edhe me partnerët ndërkombëtarë…dinari është valutë e huaj dhe duhet të trajtohet si valutë e huaj. Është e papranueshmë që dinari të disktohet në dialog. Është problem teknik e jo politik”, tha Beqa

Profesori univeristar i marrëdhënieve ndërkombëtare Arben Fetoshi, mendon se Kosova nuk do të duhej të lejonte që çështjet e brendshme të saj të diskutohen në dialogun me Serbinë. Kërkon reflektim të Qeverisë.

“Do të ishte gabim i madh për Kosovën që cështjjet që janë eksluzivisht të brendhsme të vendit tonë të kthehën në tema të dialogut. E para reflekton shqëtësimi I bashkësisë ndërkomëbëtare sa i përketë preteksteve për ta përshkallëzuar situatën në veri. Qeveria do të duhej të të reflektonte që të zgjasë sa më shumë periudhën e zbatimit të rregullores së BQK-së. Qeveria është në të drjetën e saj për zbatim të kushtetutshmërisë por koordinimi me partnerët ndërkomëbatrë është shumë i rëndëishëm”.

Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila heq dinarin nga perdorimi hyri në fuqi më 1 shkurt, derisa më 2 shkurt, në një aksion policor, autoritetet kosovare mbyllën tri komuna në Pejë, Istog dhe Klinë, të cilat funksiononin paralelisht në sistemin serb.

Këto veprime të Kosovës, BE-ja i ka quajtur të njëanshme dhe shqetësuese.