Qeveria e Kosovës ndan 100 euro shtesë për pensionistët – për muajin nëntor
- 27.10.2021
- 0 komente
Qeveria e Kosovës ka vazhduar me masat për ringjallje ekonomike, ku kësisoj ka marr vendim që t’ua ndajë nga 100 euro shtesë të gjithë pensionistëve për muajin nëntor.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, duke shtuar se nga ky vendim do të përfitojnë 300 mijë familje.
“Duke konsideruar rrethanat të cilat kanë ndikuar në ekonominë e Kosovës, Ministria e Financave në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike ndaj pandemisë COVID-19, mbështetja 3.2 për pensionistët propozon ndarjen e 30 milionë eurove në ndihmë të skemave pensionale”, tha Murati.
Murati ka theksuar se do të ndajnë 100 euro shtesë për nga skema pensionale që paguan shteti, për derisa pensioni nuk kalon 500 euro.
“Me këtë vendim, synohet mbështetja e kategorive më të cenueshme, pra do të ndajmë 100 euro shtesë për nga skema pensionale që paguan shteti, për deri sa pensioni nuk kalon 500 euro, përkatësisht 300 mijë familje do të përfitojnë nga kjo masë.
Do të përfitojnë 200 mijë familje dhe 20 mijë familje nga pensionet e luftës dhe 30 mijë pensionist të kategorive të tjera”, ka përfunduar ai.
Leave a Reply