Qeveria do të rishikojë kërkesat e komunave për orarin e lëvizjes dhe gastronomisë

Në takimin e sotëm të Komitetit për kordinimin dhe vlerësim të situatës emergjente me Corona Virus- covid 19, Asociacioni i Komunave të Kosovës, si përfaqësues i autoriteteve lokale në Republikën e Kosovës, anëtar i këtij mekanizmi, paraqiti shetësimet e komunave të Republikës së Kosovës sa i përket zbatimit dhe efekteve të këtyre masave në komunat e Kosovës.

Takimi u kryesua nga z. Armend Zemaj, Ministër i Shëndetësisë dhe në të cilin takim ishtë prezent edhe z. Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës.

Propozimet në emër të komunave të Republikës së Kosovës u prezantuan nga z. Sazan Ibrahimi, drejtori ekzekutiv i AKK-së, dhe të cilat popozime kishin të bëjnë me;

  1. Sfidat në sektorit e gastronomisë
  2. Ndryshimi i orarit të lëvizjes në komunat kryesore të
    Kosovës në të cilat komuna ka kufizim të lëvizjes së
    qytetarëve
  3. Çështja e çerdheve dhe lejimi i punës së tyre.
  4. Sfidat në zbatimin e rekomandimit të fundit të IKSHP që
    mjekët familjar në QKMF të bëjnë diagnostifikimin e
    pacientëve me COVID 19 pa
    testim e që quhet diagnozë klinike.

Takimi ishte shumë konstruktiv ku z. Avdullah Hoti, Kryeministër i Kosovës përveç që vlersësoi lartë punën e komunave dhe kryetarëve të komunave në parandalimin e përhapjes së COVID 19, së bashku me z. Armend Zemaj, Ministër i Shëndetësisë premtuan që në periudhën sa më të shpejt të mundur kërkesat e komunave sa i përket masave të parapara me vendimin e Qeverisë së Kosovës të datës 05 korrik 2020 dhe bazuar në kërkesat e komunave do të ri-shikohen. Ishte dakordim i përbashkët që përveç shëndetit publik, prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe i komunave është edhe shëndeti ekonomik.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.