Qelaj: Shteti ka dështuar t’i mbrojë viktimat e dhunës në familje

11.05.2021

Pas një diskutimi shterues, anëtarët e Komisionit ranë dakord që sot anëtarët e Komisionit të paraqesin vërejtjet dhe sugjerimet e tyre mbi rekomandimet e dhëna nga zyrtarët e Zyrës Legjislative në Kuvendin e Kosovës, në lidhje me procedurat e zgjedhjeve të pesë (5) zëvendësve te Avokatit te Popullit. Pas një diskutimi gjithëpërfshirës, anëtarët e Komisionit […]

Qelaj: Shteti ka dështuar t’i mbrojë viktimat e dhunës në familje Foto: Ilustrim

Pas një diskutimi shterues, anëtarët e Komisionit ranë dakord që sot anëtarët e Komisionit të paraqesin vërejtjet dhe sugjerimet e tyre mbi rekomandimet e dhëna nga zyrtarët e Zyrës Legjislative në Kuvendin e Kosovës, në lidhje me procedurat e zgjedhjeve të pesë (5) zëvendësve te Avokatit te Popullit.

Pas një diskutimi gjithëpërfshirës, anëtarët e Komisionit miratuan unanimisht Raportin e Institucionit të Avokatit te Popullit për vitin 2020.

Në të njëjtën mbledhje, u diskutua edhe propozimi i nismës legjislative në lidhje me Projektligjin për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje.

“Çështja e dhunës në familje është rast qe diskutohet shumë pavarësisht manualit që kemi, dënimet janë minimale. Bashkëpunim me organizatat e ndryshme arrijmë me pas qasje dhe me i proceduar” ka thënë Qelaj gjatë diskutimit.

Qelaj përmendi disa raste ku shteti ka dështuar që tu ofrojë mbështetje viktimave të dhunës në familje.

“Sidomos rasti i fundit i dhunës në familje që kemi pasur rast me të meta mendore ku një anëtare e familjes vret motrën dhe rast që është paralajmëruar më parë dhe ka kërkuar mbrojtje dhe ne kemi dalë me konstatim se shteti nuk ka arritur tu ofrojë ndihmë në këtë rast që është kërkuar më herët”.