Qelaj: Shteti e ka detyrë të mbrojë të drejtat e komunitetit LGBTI

12.10.2020

Në kuadër të shënimit të Javës së Krenarisë në Kosovë, Institucioni i Avokatit të Popullit përmes një deklarate ka tërhequr vëmendjen për garantimin e të drejtave themelore të njeriut për pjesëtarët e komunitetit LGBTI. Avokati i Popullit, Naim Qelaj rikujton se të gjithë qytetarët e vendit janë të barabartë dhe se shteti e ka për […]

Qelaj: Shteti e ka detyrë të mbrojë të drejtat e komunitetit LGBTI Foto: Ilustrim

Në kuadër të shënimit të Javës së Krenarisë në Kosovë, Institucioni i Avokatit të Popullit përmes një deklarate ka tërhequr vëmendjen për garantimin e të drejtave themelore të njeriut për pjesëtarët e komunitetit LGBTI.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj rikujton se të gjithë qytetarët e vendit janë të barabartë dhe se shteti e ka për detyrë që t’i mbrojë të drejtat e tyre të garantuara me Kushtetutën e Kosovës dhe Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

“Java e Krenarisë është themeluar me qëllim që kreatorët e politikave, vendimmarrësit, publiku dhe mediat të përfshihen në mënyrë aktive në mbrojtjen e personave LGBTI nga manifestimet e hapura dhe të fshehta të homofobisë. Me qëllim që kjo luftë të jetë efikase, ajo duhet të mbështetet me sanksionimin e vazhdueshëm të çdo vepre të kryer nga urrejtja në bazë të orientimit seksual”, thuhet në deklaratë.

“Të vetëdijshëm për sfidat, Institucioni i Avokatit të Popullit do të jetë gardian i mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të komunitetit LGBTI, duke qenë zëri i tyre në artikulimin e kërkesave sa të ligjshme dhe të drejta, aq edhe kushtetuese për trajtim me dinjitet dhe barazi si çdo qytetar tjetër i Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në deklaratë.