PZAP pranon ankesën e kandidatës së AAK-së dega në Suharekë, kërkon rinumërimin e votave të saj
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka pranuar ankesën e paraqitur nga kandidatja për deputete nga radhët e AAK-së, dega në Suharekë, Albana Bytyqi. PZAP ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të rinumërojë vetëm fletëvottimet e kandidatës për deptete, Albana Bytyqi. Vendimi i PZAP: Urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të rinumërojë […]
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka pranuar ankesën e paraqitur nga kandidatja për deputete nga radhët e AAK-së, dega në Suharekë, Albana Bytyqi.
PZAP ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të rinumërojë vetëm fletëvottimet e kandidatës për deptete, Albana Bytyqi.
Vendimi i PZAP:
Urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të rinumërojë vetëm fletëvotimet për kandidatet nga subjekti politike Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Vendvotimet: VV 1603A/01D, VV1725C/02D. VV3032A, VV1724C/02R, VV0203X, VV0103C. VV 016C dhe VV 0114C
Refuzohet pjesërisht apeli Anr 759/20