Punëtorët e sektorit privat nuk i morën 100 eurot e Qeverisë as pas gati një muaji

11.05.2022

Një gjë të tillë e kishte bërë të ditur përmes një konference për media, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati. Këto shtesa përmbajnë shumën prej 100 eurove për secilën kategori. Tashmë pensionistët si dhe punëtorët e sektorit publik i kanë marrë shtesat, por punëtorët e sektorit privat si dhe studentët […]

Punëtorët e sektorit privat nuk i morën 100 eurot e Qeverisë as pas gati një muaji Foto: Ilustrim

Një gjë të tillë e kishte bërë të ditur përmes një konference për media, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

Këto shtesa përmbajnë shumën prej 100 eurove për secilën kategori.

Tashmë pensionistët si dhe punëtorët e sektorit publik i kanë marrë shtesat, por punëtorët e sektorit privat si dhe studentët ende nuk i kanë marrë.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) ende nuk ka dhënë asnjë edhe ndonjë datë të saktë se kur do të fillojë ekzekutimi i shtesave nëpër xhirollogaritë e studentëve dhe punëtorëve.

Në fundin e muajit që lamë pas, ministri i Financave, Hekuran Murati kishte deklaruar se gjatë javës së parë të muajit maj pritet që të fillojë verifikimi i aplikimeve për këto shtesa.

Saktësisht më 21 prill 2022 është hapur aplikimi për shtesat prej 100 euro për punëtorët e sektorit privat, e ata që dëshirojnë të aplikojnë kanë afat ta bëjnë një gjë të tillë edhe 10 ditë.

Personat që aplikojnë për këto shtesa duhet të jenë të saktë në përmbushjen e të dhënave, pasi që nga Ministria e Financave kishin paralajmëruar se nëse të dhënat i shënoni të pasakta, atëherë të njëjtit nuk do të mund të përfitojnë nga subvencionimi.

Po ashtu llogaria bankare duhet të jetë në emër të përfituesit.

“Vlen të theksohet se të dhënat duhet të jenë të sakta, dhe llogaria bankare duhet të jetë në emër të përfituesit. Përndryshe, nëse të dhënat e plotësuara janë të pasakta, përfshirë numrin e llogarisë bankare, atëherë aplikuesi nuk do të mund të përfitojë nga subvencionimi.

Ndërkaq, kushti për t’u kualifikuar për mbështetje nga kjo masë është që punëtori të ketë qenë i deklaruar si i punësuar në periudhën tatimore shkurt 2022.

Kusht për kualifikim për mbështetje nga kjo masë është që punëtori të ketë qenë i deklaruar si i punësuar në periudhën tatimore shkurt 2022. Punëtorët të cilët janë deklaruar nga punëdhënësi në periudhën tatimore mars 2022, mund të aplikojnë, mirëpo subvencionin do të mund ta përfitojnë vetëm pasi të jenë deklaruar edhe për periudhat tatimore prill dhe maj, që nënkupton se subvencionin do të mund ta marrin në fund të muajit qershor 2022”, thuhej në njoftimin e Ministrisë.

Kurse sa i përket shtesave për studentët, më 7 maj është hapur linku për aplikim në platformën eKosova.

Aplikimi për mbështetje prej 100 euro i takon studentëve të niveleve Bachelor, Master e Doktoraturë.

Aplikimi është i hapur për të gjithë studentët aktivë dhe të rregulltë të cilët ndjekin studimet në ndonjërin prej institucioneve të akredituara publike apo private të arsimit të lartë në Kosovë. Aplikimi për mbështetje bëhet në mënyrë elektronike, duke plotësuar formularin me të dhënat personale.

Aplikimi për studentë të cilët janë shtetas të Republikës së Kosovës: https://ekosova.rks-gov.net/Services/SubService?service=358.

Aplikimi për studentë të cilët nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës: https://ekosova.rks-gov.net/Public/360.

Vlen të theksohet se të dhënat duhet të jenë të sakta dhe llogaria bankare duhet të jetë në emër të aplikuesit. Përndryshe, nëse të dhënat e plotësuara janë të pasakta, përfshirë numrin e llogarisë bankare, atëherë aplikuesi nuk do të mund të përfitojë nga subvencionimi.

Aplikimi për mbështetje nga kjo masë do të jetë i hapur nga data 7 maj 2022 deri më 3 qershor 2022.

Vëmendje: Studentët të cilët kanë përfituar nga ndonjë prej masave të tjera të prezentuara nga Qeveria në kuadër të mbështetjes shtesë për qytetarët nga 100 euro, nuk mund të përfitojnë sërish.

Ndryshe ndarja e këtyre shtesave është pritur mirë nga qytetarët, pasi që si vendin tonë ashtu edhe shtete tjera të botës i ka kapluar thuajse një krizë, kjo pasiqë pas fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës shumë produkte kanë shënuar rritje të çmimeve, kjo duke filluar nga produktet ushqimore, derivatet e naftës e shumë të tjera. Ndonëse rritje të çmimeve kemi çdo ditë, pagat po mbesin të njëjta dhe kjo e pamundëson që një qytetar t’i përballojë shpenzimet.