Punësimi dhe papunësia në Kosovë, këto janë statistikat e fuqisë punëtore për vitin 2021

  • 15.12.2022
Punësimi dhe papunësia në Kosovë, këto janë statistikat e fuqisë punëtore për vitin 2021

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore (AFP), për vitin 2021.

Sipas rezultateve, dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë popullsi në moshë pune. Në popullsinë e moshës së punës përfshihen moshat 15-64 vjeçare.  Në kuadër të popullsisë në moshë të punës, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore është 39.3%. 

Shkalla e punësimit në Anketën e Fuqisë Punëtore (AFP), për vitin 2021 është 31.3%.


Punësimi me i lartë është te meshkujt 45.9%, ndërsa punësimi te femrat është 16.5%.

Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor, me 51.8% të tyre, ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e tregtisë, ndërtimtarisë dhe prodhimit me 41.8%.

Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: tregtia me 16.8% duke vazhduar me ndërtimtarinë me 10.5%, prodhimin me 10.3% dhe arsimin me 10.1%. Ndërsa, sektorët e tjerë marrin pjesë me përqindje më të vogël në punësim.

Sa i përket të të punësuarve me kontrata, del se 43.5% e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 56.5% kanë kontratë të përkohshme.

Sipas rezultateve të AFP-së, në vitin 2021, shkalla e papunësisë është 20.7%.

Papunësia më e theksuar është te femrat me 25.0%, krahasuar me meshkujt, 19.0%. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 38.0%.

Sipas rezultateve të AFP-së, në vitin 2021, fuqia joaktive është mjaft e lartë me 60.7%, me fokus të veçantë te femrat me 78.0 %, krahasuar me meshkujt, 43.4%.

Për realizimin e AFP-së, 2021, metodologjia dhe standardet e aplikuara nga ana e ASK-së janë të harmonizuara me rekomandimet e Eurostat-it.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë