Punësim me të njohshëm në Kosovë

14.05.2021

Sipas qytetarëve nepotizmi në Kosovë është ende prezente si dhe shqetësuese pasi që punësimi nuk po bëhet në bazë të meritokracisë. Një gjë e tillë bëhet e ditur edhe nga të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Në Kosovë përkatësisht në sektorin publik të punësuar janë rreth 83 mijë persona. Ndërsa përqindja e qytetarëve […]

Punësim me të njohshëm në Kosovë Foto: Ilustrim

Sipas qytetarëve nepotizmi në Kosovë është ende prezente si dhe shqetësuese pasi që punësimi nuk po bëhet në bazë të meritokracisë.

Një gjë e tillë bëhet e ditur edhe nga të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Në Kosovë përkatësisht në sektorin publik të punësuar janë rreth 83 mijë persona.

Ndërsa përqindja e qytetarëve që mendojnë se për t’u punësuar në sektorin publik janë të rëndësishme lidhjet familjare/shoqërore është e madhe.

Sipas një infografike të publikuar nga RadioEvropaeLirë, 34.1 përqind e qytetarëve mendojnë se për t’u punësuar në sektorin publik janë të rëndësishme lidhjet familjare/shoqërore, 30.4 përqind thonë besnikëria nga partisë.

Ndërsa 13.7 përqind mendojnë se për t’u punësuar në këtë sektor është edhe ryshfeti.

Arsimin e shohin të rëndësishëm për t’u punësuar vetëm 10.4 përqind e qytetarëve, ekperiencën 4.8 përqind dhe trajnimin profesional 4.1 përqind.