PSD hap sonte fushatën zgjedhore me aktivitet simbolik prapa Kuvendit

27.05.2026

Partia Socialdemokrate (PSD) do ta hapë sonte zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 7 qershorit, përmes një aktiviteti simbolik që do të mbahet në kryeqytet.

Sipas njoftimit të PSD-së, aktiviteti nis nga ora 21:00 në sheshin “Adem Jashari”, prapa Kuvendit të Kosovës.Para mediave pritet të prononcohet kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili do të prezantojë mesazhet kryesore të partisë për këtë fushatë zgjedhore.

Fushata për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit nis zyrtarisht të enjten, ndërsa PSD në këtë garë zgjedhore merr pjesë me vetëm gjashtë kandidatë për deputetë.