PSD kritikon PDK-në dhe LDK-në: Po kopjojnë njëra-tjetrën dhe premtimet e Kurtit
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kritikuar PDK-në dhe LDK-në për mungesë të ideve dhe vizionit politik.
Foto: Ilustrim
Përmes një postimi në Facebook, Molliqaj ka thënë se këto dy parti po kopjojnë njëra-tjetrën, ndërsa në raste të tjera po marrin premtimet e kryeministrit Albin Kurti dhe po i paraqesin ato të shumëfishuara.“PDK e LDK, pa asnjë ide, herë po e kopjojnë njëri-tjetrin, e herë Kurtin duke ia shumëzu për dy premtimet e tij”, ka shkruar Molliqaj.
Ai ka vlerësuar se partitë që, sipas tij, nuk kanë kauzë politike nuk mund të bëjnë opozitë efektive dhe as të qeverisin vendin.Në fund të reagimit, Molliqaj ka bërë thirrje për mbështetje të PSD-së në zgjedhje, duke e cilësuar atë si “opozitën përnime”.
