Molliqaj: Më 7 qershor votoni dikë që e ka prioritet shëndetësinë
Kryetari i PSD, Dardan Molliqaj ka bërë thirrje që qytetarët në zgjedhjet e 7 qershorit të mbështesin kandidatë që, sipas tij, e kanë shëndetësinë prioritet kryesor.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Molliqaj kritikoi si partinë në pushtet ashtu edhe opozitën e deritanishme, duke thënë se sektori i shëndetësisë nuk ka qenë dhe vazhdon të mos jetë në fokusin e tyre.
“Shëndetësia s’ka qenë e vazhdon të mos jetë prioritet as për partinë në pushtet, as për opozitën e kaluar formale. Me 7 qershor, voto dikë që ia nin për shëndetësi përnime e do ta shtyjë si çështje përpara”, ka deklaruar ai.
Molliqaj publikoi edhe pjesë nga debati për programet në shëndetësi, të organizuar nga KALLXO.com, ku ai ishte pjesëmarrës.Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbahen më 7 qershor 2026, ndërsa fushata zgjedhore ka nisur më 28 maj dhe do të përfundojë në ditën e votimit.
