PSD: Gjykata Speciale – një mision i pamundur

Anëtar të PSD-së sot gjatë ditës në shenjë proteste kanë qëndruar para zyreve të EULEX-it në Fushë Kosovë ku kanë vendosur mbishkrime në hyrje të selisë.

“Jemi këtu për t’ua vënë drynin Dhomave të Specializuara. Këtij institucioni ç’prej muajit gusht i ka skaduar mandati. E një institucion pa mandat është veçse illegal. Ky institucion po i mban në mënyrë të paligjshme njerëzit në paraburgim.

Kushtetuta e vendit mbizotëron secilën normë apo instrument juridik. Drejtësia s’mund të jetë rezultat i rrugëve të paligjshme, ajo nuk mund të vendoset duke shkelur Kushtetutën.

Në fakt, duke e bërë këtë, është padrejtësia që dyfishohet.Këtij institucioni i ka kaluar koha, sepse ka kaluar koha kur akuzat e Serbisë bënin policin e gjykatësin në Kosovë. Ky institucion është anakronik sepse është përkundruall të vërtetës historike të luftës së viteve ’98-99. Këtij institucioni formalisht i ka kaluar koha, por vendin asnjëherë nuk e ka pasur këtu.Kosova nuk mundet dhe nuk duhet të heqë dorë nga vendosja e drejtësisë për secilin.

Kjo për hir të viktimave, por gjithashtu sepse kjo dorëheqje është dorëheqje prej atributeve thelbësore të shtetësisë. Gjithsesi, drejtësia as demokracia nuk mund të na vijnë të importuara. Për të qenë të qëndrueshme dhe të vërteta, ato duhet të jenë autentike” thuhet në reagimin e PSD-së.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.