Prokuroria e Prizrenit ngrit 9 aktakuza dhe ndalon 8 persona gjatë fundjavës
17.11.2025
Prokuroria e Prizrenit ka njoftuar se gjatë ditëve të shtunë, të dielë dhe të hënë janë ngritur nëntë aktakuza ndaj personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, gjatë të njëjtave ditë, nga kjo prokurori janë ndaluar tetë persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ndërsa për tre të dyshuar është kërkuar caktimi i paraburgimit.
Nga Prokuroria e Prizrenit nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me natyrën e veprave penale, ndërsa hetimet dhe procedurat ligjore janë duke vazhduar.
Aktakuzë ndaj gjashtë personave për trafikim të narkotikëve në Suharekë, njëri akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje