Projektligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti shkon në Kuvend pa aprovim të Komisionit, pushteti kundër e opozita pro

25.05.2022

Pesë anëtarë votuan për dhe pesë kundër propozimit të iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës, ndërkaq një anëtare, Duda Balje nga Grupi Parlamentar 6+, abstenoi. Në Kuvend, projektligji do të shqyrtohet pa aprovim të Komisionit apo Qeverisë. “Jemi pesë me pesë dhe një abstenim”, tha kryesuesi i komisionit, deputeti i shumicës qeverisëse, Armend Muja. “Ky […]

Pesë anëtarë votuan për dhe pesë kundër propozimit të iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës, ndërkaq një anëtare, Duda Balje nga Grupi Parlamentar 6+, abstenoi.

Në Kuvend, projektligji do të shqyrtohet pa aprovim të Komisionit apo Qeverisë.

“Jemi pesë me pesë dhe një abstenim”, tha kryesuesi i komisionit, deputeti i shumicës qeverisëse, Armend Muja. “Ky propozim nuk e ka marrë miratimin e komisionit”.

Përfaqësuesit e shumicës qeverisëse të Lëvizjes Vetëvendosje votuan kundër miratimit të rekomandimit për iniciativën, ndërkaq pesë anëtarët e opozitës votuan pro.

Në mbledhjen e sotme të komisionit, mori pjesë edhe deputeti që inicioi propozimet për ndryshimet ligjore në Ligjin për Fondet Pensionale, Bekim Haxhiu i Partisë Demokratike të Kosovës.