Presidentja Vjosa Osmani nesër ju adresohet deputetëve në Kuvend

20.11.2024

Në seancën e nesërme, do të shqyrtohet edhe Projektligji për ndarjet buxhetore për vitin 2025.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i drejtohet deputetëve në Kuvendin e Kosovës ditën e nesërme, duke nisur nga ora 09:30.

Ky adresim do të hapë seancën plenare të ditës, pas fjalës së Presidentes, deputetët do të mbajnë një seancë të veçantë që do të nisë në orën 10:00.

Në rend dite është shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025. Ky proces është një hap i rëndësishëm në planifikimin e buxhetit të ardhshëm të shtetit.