Projekt-ligji i ri i pagave ka dallime për kryetarët e komunave

16.09.2022

Gjatë ditës së djeshme ka dalë në konsultim Ligji për Paga për sektorin publik, derisa palët kanë mundësi të japin mendimet e tyre deri më 6 tetor. Zyra e Kryeministrit në dokumentin e publikuar ka nxjerr koeficientët e propozuar për të gjithë punëtorët shtetërorë, ku sipas tyre është propozuar që të jetë paga. Po ashtu, […]

Projekt-ligji i ri i pagave ka dallime për kryetarët e komunave Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme ka dalë në konsultim Ligji për Paga për sektorin publik, derisa palët kanë mundësi të japin mendimet e tyre deri më 6 tetor.

Zyra e Kryeministrit në dokumentin e publikuar ka nxjerr koeficientët e propozuar për të gjithë punëtorët shtetërorë, ku sipas tyre është propozuar që të jetë paga.

Po ashtu, nga Zyra e Kryeministrit kanë dhënë edhe arsyetimet e tyre se pse kanë bërë publikiminm e këtij Projektligji.

Në arsyetimin e konsultimit të Ligjit të Pagave thuhet se situata aktuale sa u përket pagave që realizohen nga buxheti i shtetit ka krijuar një situatë komplekse për shtetin e Kosovës, ku sipas tyre kjo situatë është si rezultat i një numri relativisht të lartë të akteve të veçanta ligjore dhe nënligjore.

“Situata aktuale sa u përket pagave që realizohen nga buxheti i shtetit ka krijuar një situatë komplekse për shtetin e Kosovës. Kjo situatë është si rezultat i një numri relativisht të lartë të akteve të veçanta ligjore dhe nënligjore, apo edhe vendimeve me të cilat rregullohen dhe përcaktohen niveli i pagave dhe kompensimeve”, thuhet në arsyetimin e konsultimit.

Gjithashtu, nga kjo zyrë kanë theksuar se sistemi aktual i pagave në sektorin publik është i fragmentuar dhe në këtë mënyrë vlerësohet se është edhe i paefektshëm, sepse nuk është i ndërtuar mbi parime Projektligji për Pagat ka për qëllim kryesor përcaktimin dhe rregullimin e sistemit të pagave dhe shpërblimeve për të gjithë të punësuarit që përfitojnë pagë nga buxheti i Kosovës.

Pagat e punëtorëve llogariten duke e shumëzuar koeficientin e pagës për pozitën (nga 1 – 18 sipas projektligjit aktual) me vlerën monetare të koeficientit që mendohet se do të jetë 120 euro.

Sa i përket pagave të kryetarëve të komunave të Kosovës, me projektligjin e ri do të ndryshojnë varësisht nga numri i banorëve nëpër komuna.

Me kategorizimin që tashmë është bërë publike, kryetari i Komunës së Prishtinës (kryeqytetit) do të ketë një koeficient të veçantë prej 15, ku nëse e përkthejmë në euro i bie të ketë pagën 1,800 euro.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Suharekës do të ketë koeficientin 12.6 ose 1,512 euro, kjo pasi që sipas regjistrimit të popullsisë të bërë në vitin 2011 del të jetë se Suhareka ka 54,613 banorë.

Pra komunat që kanë nga 50.001 deri në 70.000 qytetarë, koeficienti për kryetarët do të jetë 12.6.

Koeficientët e propozuar për kryetarët e komunave në Projektligjin për Paga:

Kryetari i Kryeqytetit, koeficienti 15;
Kryetar Komunë 1, koeficienti 13, Komuna që ka mbi 100.000 qytetarë;
Kryetar Komunë 2, koeficienti 12.8, Komuna që ka 70.001 deri në 100.000 qytetarë;
Kryetar Komunë 3, koeficienti 12.6, Komuna që ka 50.001 deri në 70.000 qytetarë;
Kryetar Komunë 4, koeficienti 12.4, Komuna që ka 30.001 deri në 50.000 qytetarë;
Kryetar Komunë 5, koeficienti 12.2, Komuna që ka 20.001 deri në 30.000 qytetarë;
Kryetar Komunë 6, koeficienti 12, Komuna që ka 10.001 deri në 20.000 qytetarë;
Kryetar Komunë 7, koeficienti 11.8, Komuna që ka deri në 10.000 qytetarë.

NrQytetiPaga e kryetarit me koeficientët
e propozuar në Projektligjin për Paga
Numri i banorëve (2011
regjistrimi)
1Prishtinë1,800€198,897
2Prizren1,560€177,781
3Ferizaj1,560€108,690
4Pejë1,536€96,450
5Gjakovë1,536€94,557
6Gjilan1,536€90,015
7Mitrovicë1,536€71,909
8Podujevë1,536€90,499
9Vushtrri1,512€69,870
10Suharekë1,512€54,613
11Rahovec1,512€55,053
12Drenas1,512€58,531
13Lipjan1,512€57,605
14Malishevë1,512€59,722
15Skenderaj1,512€50,858
16Viti1,488€46,959
17Deçan1,488€38,984
18Istog1,488€39,289
19Klinë1,488€38,496
20Kamenicë1,488€35,600
21Dragash1,488€33,997
22Fushë Kosovë1,488€34,827
23Kaçanik1,488€33,454
24Mitrovica Veriore1,440€12,326
25Shtime1,464€27,324
26Obiliq1,464€21,549
27Leposaviq1,440€13,712
28Graçanicë1,440€10,675
29Han i Elezit1,416€9,389
30Zveçan1,416€7,443
31Shtërpcë1,416€6,949
32Novobërdë1,416€6,729
33Zubin Potok1,416€6,599
34Junik1,416€6,078
35Mamushë1,416€5,507
36Ranillug1,416€3,866
37Kllokot1,416€2,556
38Partesh1,416€1,787

Ndryshe, ky Projektligj për Paga duhet që të kalojë procedurat për konsultime paraprake dhe publike, kurse pas miratimit në Qeveri dhe Kuvend të Kosovës, do të bëhet publikimi i saj në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, ky projektligj i pagave hyn në fuqi tetë muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, kurse numri i punonjësve publik që marrin paga nga buxheti i shtetit të Kosovës është rreth 83 mijë.