Procesi zgjedhor në vend, KEDS: Furnizimi me energji elektrike është stabil

KEDS-i njofton se situata me furnizim me energji elektrike edhe gjatë ditës së sotme vazhdon të jetë stabile.

Përmes një statusi në Facebook KEDS-i njofton se ka në dispozicion rreth 70 gjeneratorë mobilë të cilët shfrytëzohen në rast të ndonjë të papriture në rrjet.

“Situata vazhdon të jetë stabile sa i përket furnizimit me energji elektrike në vend. Ekipet tona të shpërndara në qendrat e votimit janë në gjendje gatishmërie për të intervenuar në secilën situatë që mund të paraqitet në terren.

KEDS ka në dispozicion rreth 70 gjeneratorë mobil, të cilët do të shfrytëzohen në rast të ndonjë të papriture në rrjet në mënyrë që mbarëvajtja e procesit të votimit të vijoj sipas planifikimeve.

Krahas kësaj, KEDS ka instaluar në qendrat e votimit 1000 bateri emergjente, të cilat do të vihen në përdorim në rast nevoje. Të njëjtat pas përfundimit të votimit, do t’i lihen në shfrytëzim shkollave”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

RAPORTO