Pritjet në dalje të Kosovës: Mbi 3 orë në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë

05.01.2025

Në dalje të Kosovës, pritjet dhe kolonat janë intensifikuar, veçanërisht në disa pika kufitare kryesore.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) sot në ora 10:25:

Merdare

Në pikën kufitare Merdare, koha e pritjes është më e shkurtër, duke variuar nga 3 orë deri në 3 orë e 20 minuta. Gjatesia e kolonave në këtë zonë është rreth 3000 metra.

Dheu i Bardhë

Në këtë pikë kufitare, udhëtarët po përballen me pritje deri në 3 orë për të dalë nga Kosova. Gjithashtu, gjatësia e kolonave ka arritur deri në 1000 metra, duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme.

Pikat tjera kufitare

Në shumicën e pikave tjera kufitare, fluksi i automjeteve dhe udhëtarëve mbetet normal si në hyrje, ashtu edhe në dalje nga Kosova, pa vonesa të theksuara.

Vonesa ka në dalje në pikat kufitare: Muçibabë (20 min), Jarinje (50 min) dhe Mutivodë (150 min).

Autoritetet këshillojnë qytetarët të informohen rregullisht për gjendjen në pikat kufitare dhe të planifikojnë udhëtimet e tyre në bazë të informatave më të fundit për të shmangur vonesat.