Pritet të hiqet homologimi për veturat që vijnë nga BE-ja, Zvicra dhe Norvegjia

29.09.2020

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Hekuran Murati ka njoftuar se është miratuar ndryshimi i Ligjit për Automjetet. Sipas Muratit në Komisionin për Infrastrukturë, sapo kaloi projektligji për ndryshim/plotësimin e Ligjit për Automjete, që heq detyrimin për homologim të veturave të reja dhe të përdorura që vijnë nga shtetet e BE-së, Zvicrra dhe Norvegjia. […]

Pritet të hiqet homologimi për veturat që vijnë nga BE-ja, Zvicra dhe Norvegjia Foto: Ilustrim

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Hekuran Murati ka njoftuar se është miratuar ndryshimi i Ligjit për Automjetet.

Sipas Muratit në Komisionin për Infrastrukturë, sapo kaloi projektligji për ndryshim/plotësimin e Ligjit për Automjete, që heq detyrimin për homologim të veturave të reja dhe të përdorura që vijnë nga shtetet e BE-së, Zvicrra dhe Norvegjia.

Ai ka falënderuar të gjithë anëtarët e Komisionit që i dhanë mbështetjen këtij ndryshimi, dhe ka shpresuar që së shpejti ky projektligj të marrë mbështetjen edhe në seancë plenare.

Kujtojmë se vitin e kaluar Hekuran Murati ka nisur peticion për ndryshimin e Ligjit për Automjete ku mori mbi 10 mijë nënshkrues.

“Arsyeja pse qytetarët paguajnë 125 euro për homologim nuk është për shkak të mungesës së konkurrencës, por për shkakun se Ministria e Infrastrukturës e ka përcaktuar atë çmim. Me fjalë tjera, kjo Ministri është vënë kryekëput në shërbim të kompanisë EuroLab dhe misionin kryesor e ka profitabilitetin e jësaj kompanie.  

Prandaj çdo shpresë se me hapjen e tregun situata do të përmirësohet është e kotë. Ministria ndoshta edhe mund të licencojë një kompani të dytë sa për sy e faqe – mundësisht me pronar vëllaun tjetër Devolli. Por çmimi përsëri do të mbetet i njëjtë” thuhej ndër tjera në peticionin e nisur nga Murati.