Portugalia konfirmon mbështetjen e liberalizimit të vizave për Kosovën

09.10.2020

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla,sot ka biseduar me homologun e saj portugez, Ministrin e Jashtëm të Portugalisë, Augusto Santos Silva. Saktësisht 12 vjet më parë, pikërisht me 7 Tetor 2008, Republika e Portugalisë njohu Republikën e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. “Sot në […]

Portugalia konfirmon mbështetjen e liberalizimit të vizave për Kosovën Foto: Ilustrim

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla,sot ka biseduar me homologun e saj portugez, Ministrin e Jashtëm të Portugalisë, Augusto Santos Silva.

Saktësisht 12 vjet më parë, pikërisht me 7 Tetor 2008, Republika e Portugalisë njohu Republikën e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.

“Sot në një videokonferencë me Ministrin e Jashtëm të Portugalisë z.Augusto Santos Silva rikonfirmuam marrëdhëniet e mira bilaterale mes dy vendeve, dhe gadishmërinë e thellimit të mëtejmë të tyre në funksion të rrugës sonë eurointegruese” ka njoftuar Haradinaj-Stublla.

Hapja e Ambasadës së Republikës të Kosovës në Lisbonë vitin e kaluar, është dëshmia më e mirë e shprehjes së interesit për thellimin e lidhjeve tona në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

“Ministri Silva më konfirmoi mbështetjen e plotë të Portugalisë për liberalizimin e vizave për Kosovën, dhe premtoi që edhe gjatë semestrit të radhës të Presidencës portugeze të BE-së do të vazhdojë përkrahja për Kosovën dhe rajonin” ka shkruar ministrja Haradinaj-Stublla.