Nga 1 dhjetori Tajvani heq vizat për qytetarët e Kosovës

para 9 dite

Një lajm i mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës! Zv.ministri i Jashtëm, Kreshnik Ahmeti, njoftoi sot se Tajvani ka vendosur të heqë regjimin e vizave për pasaporta kosovare.

Nga 1 dhjetori Tajvani heq vizat për qytetarët e Kosovës

Duke filluar nga data 1 dhjetor 2024, të gjithë qytetarët e Kosovës me pasaporta të rregullta, diplomatike ose zyrtare do të kenë mundësi të udhëtojnë në Tajvan pa nevojën e marrjes së vizës. Kjo do të thotë më pak burokraci dhe më shumë lehtësi në udhëtime për qytetarët tanë.

Kjo arritje shënon një hap të rëndësishëm në fuqizimin e pasaportës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Vetëm brenda këtij mandati qeverisës, qytetarët e Kosovës kanë fituar të drejtën e udhëtimit pa viza në zona të rëndësishme si Zona Shengen, Emiratet e Bashkuara Arabe, Tajlandë, Izrael dhe tani edhe Tajvan.

Kjo mundësi e re për lëvizje të lirë me Tajvanin hap rrugë për bashkëpunime të reja në fusha të ndryshme, siç janë ekonomia, arsimi dhe kultura. Kosova dhe Tajvani do të kenë mundësi të forcojnë lidhjet e tyre dhe të krijojnë partneritete të suksesshme.

LEXO EDHE:  Vazhdon periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës deri më 26 dhjetor 2024

“Kjo shënon një hap tjetër të rëndësishëm në fuqizimin ndërkombëtar të pasaportës së Kosovës, ku vetëm brenda këtij mandati qeverisës u mundësua udhëtimi pa viza në Zonën Shengen, Emiratet e Bashkuara Arabe, Tajlandë, Izrael dhe tani edhe në Tajvan.Kjo mundësi e re për lëvizje të lirë me Tajvanin hap rrugën për partneritete ekonomike, shkëmbime arsimore dhe bashkëpunim kulturor midis dy shoqërive tona”, theksoi Zv.ministri Ahmeti.

Etiketat