Policia pranon donacion pajisje për detektim të eksplozivëve dhe llojeve të narkotikëve

Policia pranon donacion pajisje për detektim të eksplozivëve dhe llojeve të narkotikëve
Fjolla Hoxha

22.06.2021 / Lajme

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar një donacion nga UNDP.

Policia e Kosovës sot ka pranuar donacion nga UNDP në Kosovë përmes përkrahjes financiare nga Qeveria Gjermane, dy (2) pajisje të specializuara për detektimin e eksplozivëve dhe llojeve të ndryshme të narkotikëve dhe një (1) kamerë të avancuar termike me qëllim të një kontrolli më efikas kufitar dhe mbikëqyrje të vijës kufitare.

Gjithashtu në kuadër të këtij donacioni është pranuar edhe një softuer i avancuar në mbështetje të fushës së policisë kufitare për analizën e rriskut dhe profilizimin e problemit.

Ky donacion është në vazhdën e mbështetjes së çmuar që UNDP ofron për Policisnë e Kosovës në fusha të ndryshme por edhe në fushën e kontrollit të armëve të vogla dhe të lehta.

LEXO EDHE:  Policia apel shoferëve për respektim të rregullave në trafik: Ne jemi në shërbimin tuaj dhe për sigurinë tuaj

Policia e Kosovës falenderon UNDP-në dhe Qeverinë Gjermane për këtë mbështetje.

Nga tani në Physio Cure Clinic edhe trajtim i rrudhave, pikave të zeza dhe gjithçka për fytyrën tuaj

Pastrimi i fytyrës shërben për mirëmbajtjen e shëndetit të lëkures, kryerjen normale të funksioneve të qelizave si dhe ndriçimin e...

Lexo më shumë

Të fundit