Policia me operacion të gjerë, kontrollohen 43 lokale, 8 prej tyre mbyllen nga inspektorët

04.12.2021

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore (DHTQNJ) ka intensifikuar aktivitetet e saj në terren me qellim të marrjes së masave parandaluese dhe në identifikimin e hershëm dhe mbrojtjen e viktimave të mundshme të trafikimit me njerëz. Në këtë kontekst, dje me datë 3 dhjetor 2021, kjo drejtori (DHTQNJ), njësitet tjera të specializuara ato për reagim të […]

Policia me operacion të gjerë, kontrollohen 43 lokale, 8 prej tyre mbyllen nga inspektorët Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore (DHTQNJ) ka intensifikuar aktivitetet e saj në terren me qellim të marrjes së masave parandaluese dhe në identifikimin e hershëm dhe mbrojtjen e viktimave të mundshme të trafikimit me njerëz.

Në këtë kontekst, dje me datë 3 dhjetor 2021, kjo drejtori (DHTQNJ), njësitet tjera të specializuara ato për reagim të shpejtë dhe Drejtoria për migrim dhe të huaj, në bashkëpunim dhe mbështetje të inspektorëve të punës, atyre të ATK-së dhe inspektorëve komunal, si  dhe njësive tjera të profilizuara, stacioneve policore në kuadër të Policisë së Kosovës kanë zbatuar Planin Operativ të koduar me emrin “Dhjetori 2021” i cili plan është realizuar njëkohësisht në disa rajone të Republikës së Kosovës.

Operacioni i lartcekur ka rezultuar me aktivitetet dhe të gjeturat si në vijim:

– Lokale të kontrolluara (43) dyzet e tri;
– Prej tyre tetë (8) lokale janë mbyllur nga Inspektoret përkatëse si dhe janë shqiptuar gjoba dhe vërejtje për mungesë të dokumenteve të punës etj;
– Armë e zjarrit një (1);
– Substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuan (1gr);
– Raste të proceduara – administruar në nivel lokal dy (2);
– Punëtorë të legjitimuar – shtetas/e të Shqipërisë (AL) 133, shtetas/e të Serbisë (SRB) 19, shtetas/e të Bullgarisë 2, shtetas të RKS-së 132.

Për të gjithë shtetas it/et e huaj/a, në mungesë të  paraqitjes së lejes së punës, qëndrimit do të vazhdohet me  verifikimin e tyre si dhe do të referohen në Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj për menaxhimin e këtyre rasteve si kompetence e tyre lëndore.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në mënyrë profesionale, luftimin e dukurive negative dhe veprave penale të të gjitha llojeve, në mënyrë që të mundësohet një ambient i qetë dhe i sigurt për të gjithë.