Policia me aksion “Subvencioni 2021”, në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë arrestohen disa persona

30.06.2021

Policia e Kosovës është duke e zhvilluar një aksion në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, ky vazhdim i aksionit të mëhershëm i quajtur “subvecnionet”. Në këtë aksion mësohet se janë arrestuar shtatë persona. Arrestimi i tyre është bërë në kuadër të aksionit të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike me Prokurorinë. Policia e Kosovës ka […]

Policia me aksion “Subvencioni 2021”, në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë arrestohen disa persona

Policia e Kosovës është duke e zhvilluar një aksion në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, ky vazhdim i aksionit të mëhershëm i quajtur “subvecnionet”.

Në këtë aksion mësohet se janë arrestuar shtatë persona.

Arrestimi i tyre është bërë në kuadër të aksionit të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike me Prokurorinë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar aksionin në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), ndërsa thuhet se aksioni është duke u realizuar në disa lokacione të komunave të ndryshme.

“Policia e Kosovës, me autorizim të organeve kompetente ka filluar një operacion të gjerë policorë, i cili është duke u realizuar në disa lokacione të komunave të ndryshme.

LEXO EDHE:  Policia e Kosovës: Apel për kujdes të shtuar në përdorimin e rrjeteve sociale nga të rinjtë

Ky operacion policorë është vazhdimësi e operacionit të mëhershëm subvencionet. Pas përfundimit të operacionit policorë do të bëhen të ditura detaje shtesë”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se muaj më parë në Ministrinë e Bujqësisë, Policia e Kosovës në një aksion kishte arrestuar disa persona të dyshuar për “Marrje ryshfeti”, e vepra të tjera.

Etiketat