Policia e Kosovës vazhdon me planin operativ për zbatim të masave anti-COVID-19

Policia e Kosovës vazhdon me planin operativ për zbatim të masave anti-COVID-19
Eurolinda Zenelaj

27.04.2021 / Lajme

Pjestarët e Policisë së Kosovës po vazhdojnë të jenë prezentë në të gjitha rajonet e vendit, ku edhe janë duke vazhduar planin operativ për parandalimin e përhapjes së infeksionit me COVID-19.

Masat e marra së fundmi nga Qeveria e Kosovës nuk e lejojnë qarkullimin e qytetarëve nga ora 22:30 deri në 05:00, poashtu këto masa nuk e lejojnë as aktivitetin në sektorin e gastonomisë nga ora 22:00 deri në 05:00, duke i përjashtuar rastet urgjente.

“Realizimi i planeve operacionale policore në interes të sigurisë së përgjithshme, parandalimit të krimit si dhe zbatimi i masava anti COVID-19, vazhdojnë të mbeten prioritet i Policisë së Kosovës”, thuhet ne njoftimin e Policisë, transmeton Telegrafi.

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin e treguar me Policinë dhe njëherit vazhdon të apelojë për respektim të masave, të cilat ndikojnë në parandalim të përhapjes së pandemisë. 

RAPORTO