Policia e Kosovës së shpejti do të pajiset me kamera të trupit

02.08.2022

Për këtë qëllim, Policia ka ndarë 18,480 euro. Kjo u bë e ditur sot nëpërmjet platformës elektronike për prokurim publik “e-prokurimi”. Për këtë aktivitet të prokurimit përdoret procedurë e hapur e prokurimi me kriter për dhënie të kontratës – çmimi më i ulët. Nëpërmjet këtij tenderi, Policia e Kosovës pritet të furnizohet me 30 copë […]

Policia e Kosovës së shpejti do të pajiset me kamera të trupit Foto: Ilustrim

Për këtë qëllim, Policia ka ndarë 18,480 euro.

Kjo u bë e ditur sot nëpërmjet platformës elektronike për prokurim publik “e-prokurimi”.

Për këtë aktivitet të prokurimit përdoret procedurë e hapur e prokurimi me kriter për dhënie të kontratës – çmimi më i ulët.

Nëpërmjet këtij tenderi, Policia e Kosovës pritet të furnizohet me 30 copë kamera të trupit dhe 40 copë SD CARD.

Data 24 gusht 2022 është caktuar edhe afati deri kur mund të ofertojnë kompanitë e interesuara për këtë aktivitet të prokurimit.