Policia e Kosovës forcon marrëdhëniet me Zyrën Federale të Policisë Kriminale të Gjermanisë

17.06.2025

Sot, në ambientet e Policisë së Kosovës, Drejtori i Përgjithshëm, Kolonel Gazmend Hoxha, ka pritur në takim znj. Martina Link, Zëvendës Presidente e Zyrës Federale të Policisë Kriminale të Gjermanisë (BKA).

Takimi u zhvillua në një atmosferë të jashtëzakonshme mikpritjeje dhe bashkëpunimi, dhe u vlerësua si një moment historik për marrëdhëniet ndërinstitucionale në fushën e sigurisë ndërmjet dy vendeve.

Në fokus të diskutimeve ishte forcimi dhe avancimi i bashkëpunimit profesional ndërmjet Policisë së Kosovës dhe BKA-së, me theks të veçantë në shkëmbimin e përvojave dhe rritjen e sigurisë së përgjithshme.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt thellimit të partneritetit ndërkombëtar në luftën kundër krimit, duke qenë një dëshmi e përkushtimit të përbashkët për ndërtimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë qytetarët.