Policia e Kosovës, ende pa sigurim shëndetësor dhe jetësor
Aktualisht në Policinë e Kosovës janë mbi 400 pjesëtarë që janë lënduar gjatë kryerjes së detyrës. Kështu thotë për Radio Kosovën Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri. Me gjithë sfidat e shumta dhe rrezikshmërinë e lartë gjatë kryerjes së detyrës, policët në Kosovë vazhdojnë të punojnë pa sigurim shëndetësor dhe jetësor. Kërkesa […]
Aktualisht në Policinë e Kosovës janë mbi 400 pjesëtarë që janë lënduar gjatë kryerjes së detyrës. Kështu thotë për Radio Kosovën Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri.
Me gjithë sfidat e shumta dhe rrezikshmërinë e lartë gjatë kryerjes së detyrës, policët në Kosovë vazhdojnë të punojnë pa sigurim shëndetësor dhe jetësor.
Kërkesa për sigurim shëndetësor për pjesëtarët e Policisë së Kosovës është e kamotshme, por deri më tani, asnjë nga qeveritë e deritashme të vendit nuk ka arritur ta plotësojë. Kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri, në një prononcim për Radio Kosovën tha se me Byronë e Sigurimeve të Kosovës kemi biseduar për një pako të sigurimeve për të cilën nevojitën rreth 5 milionë euro për një vit për të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Zeqiri thotë se mungesa e sigurimit shëndetësor për Policinë e Kosovës është skandaloze dhe e turpshme.
Prandaj e turpshme për ata që nuk duan të kontribuojnë në realizimin e sigurimit shëndetësor. Nuk kemi arritur marrëveshje me Qeverinë . Ne kemi bë një kërkesë më shkrim ,iu kemi drejtuar Kryeministrit të Kosovës që të ndaj një kohë që të bisedojmë me të. Kjo ka ngec dhe thënë ne një mënyrë figurative topi ka mbet te Qeveria.
Zeqiri sqaron se nëse zyrtari policorë i Kosovës lëndohet në vendin e punës trajtimet mjekësore i kryen në spitalet publike të Kosovës dhe shpenzimet i mbulohen nga Shërbimet Shëndetësore të Policisë së Kosovës. Zeqiri thotë se aktualisht policët e lënduar në vendin e punës janë mbi 400, kurse një shumicë e konsiderueshme kanë sëmundje kronike dhe për shërbimet mjekësore paguajnë vet.
Sigurimi shëndetësorë duhet pa tjetër të behët për Policinë e Kosovës sepse të gjithë ata që kanë sëmundje kronike shpenzimet i paguajnë vet, dhe nuk është numër i vogël të tillë kemi mbi 500 zyrtarë policorë.
Ndryshe, Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në përmbushjen e vizionit dhe misionit të saj, në zbatimin e ligjit dhe Kushtetutës së vendit, në mënyrë që të ofrojë një shërbim efikas policor dhe profesional për të gjithë qytetarët.