Policia e Kosovës apelon qytetarët: Kujdes gjatë ngasjes në rrugë me ngrica

14.01.2021

Reshjet e shumta atmosferike kanë ndikuar që në disa komuna të Kosovës të ketë vërshime të cilat ishin paralajmëruar nga Instituti Hidrometorologjik i Kosovës. Por, përveç reshjeve Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar se ditëve në vazhdim do të mbajë mot i ftohtë. Andaj Policia e Kosovës ka apeluar të gjithë drejtuesit e automjeteve për […]

Policia e Kosovës apelon qytetarët: Kujdes gjatë ngasjes në rrugë me ngrica Foto: Ilustrim

Reshjet e shumta atmosferike kanë ndikuar që në disa komuna të Kosovës të ketë vërshime të cilat ishin paralajmëruar nga Instituti Hidrometorologjik i Kosovës.

Por, përveç reshjeve Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar se ditëve në vazhdim do të mbajë mot i ftohtë.

Andaj Policia e Kosovës ka apeluar të gjithë drejtuesit e automjeteve për kujdes të shtuar gjatë ngasjes, duke e përshtatur shpejtësinë me kushtet atmosferike, me gjendjen e rrugëve dhe ngadalësim gjatë lëvizjës në rrugë me ngrica.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës apelon:

KUJDES TË SHTUAR GJATË NGASJES NË RRUGË ME NGRICA!

Bazuar në situatën e tanishme ku përveç vërshimeve që janë prezente në disa vendbanime dhe në rrugë, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, parashikohet të ketë mot të ftohët në vendin tonë, andaj nga Policia e Kosovës apelohet për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike, me gjendjen e rrugeve dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugët me ngrica