Policia do të inspektojë personat që figurojnë me COVID-19 në listat e IKSHPK-së

31.08.2021

Rritja enorme e rasteve me COVID-19, ka bërë që Qeveria e Kosovës të marrë disa masa kundër këtij virusi. Sipas këtyre masave, Polica e Kosovës tashmë do të punojë me orar 12-orësh. Kjo shkak i inspektimit të zbatimit të masave kundër COVID-19. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla përmes një konference për media ka […]

Rritja enorme e rasteve me COVID-19, ka bërë që Qeveria e Kosovës të marrë disa masa kundër këtij virusi.

Sipas këtyre masave, Polica e Kosovës tashmë do të punojë me orar 12-orësh.

Kjo shkak i inspektimit të zbatimit të masave kundër COVID-19.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla përmes një konference për media ka thënë se do të shtohen inspektimet e veçanërisht në hapësira të mbyllura.

Ai ka theksuar se do të sigurohen që Policia e Kosovës të rrisë maksimalisht kontrollet e sidomos në hapësirat e mbyllura, siç janë qendrat tregtare, qendrat e fitnesit gastronomia, apo çfarëdolloj ambienti tjetër të mbyllur

“Pas mbledhjes së Këshillit për Siguri Kombëtare, Policia e Kosovës tashmë  ka kaluar në orar 12-orësh për të shtuar kontrollin dhe mbikëqyrjen rigoroze të respektimit të masave të Qeverisë.

Ne si MPB do të sigurohemi që Policia e Kosovës të rrisë maksimalisht kontrollet e sidomos në hapësirat e mbyllura, siç janë qendrat tregtare, qendrat e fitnesit gastronomia, apo çfarëdolloj ambienti tjetër të mbyllur”, ka thënë ai.

Gjithashtu, ministri Sveçla ka bërë të ditur se PK-ja do të monitorojë edhe qytetarët që janë të infektuar me COVID-19, kjo në bazë të listave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Më tutje ai ka shtuar se nën mbikëqyrje do të jenë edhe personat që hyjnë në Kosovë si dhe që nënshkruajnë deklaratë nën betim se do të vetizolohen.