Polici i rënë dje në Zhur varroset sot në Malishevë

29.01.2020

Dje ka ndodhur një incident i rëndë në Zhur të Prizrenit, ku si pasojë ka humbur jetën një polic dhe dy të tjerë janë plagosur. Sipas Policisë së Kosovës gjatë një bastisje në një rast për parandalim dhe zbulim të narkotikëve ka humbur jetën zyrtari policor, Sami Thaqi. Ndërsa sot Policia e Kosovës përmes një […]

Polici i rënë dje në Zhur varroset sot në Malishevë Foto: Sami Thaqi

Dje ka ndodhur një incident i rëndë në Zhur të Prizrenit, ku si pasojë ka humbur jetën një polic dhe dy të tjerë janë plagosur.

Sipas Policisë së Kosovës gjatë një bastisje në një rast për parandalim dhe zbulim të narkotikëve ka humbur jetën zyrtari policor, Sami Thaqi.

Ndërsa sot Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se sot me datën 29.01.2020, do të bëhet ceremonia e varrimit të zyrtarit policor, i rënë në kryerje të detyrës në aksionin e Policisë në fshatin Zhur të Prizrenit.

Lamtumira e fundit dhe ceremonia e varrimit do të bëhet në orën 15:00 në varrezat e fshatit Shkarashnik në Komunën e Malishevës.