Plagosje me armë zjarri në Prishtinë – një person përfundon në QKUK
26.06.2025
Një incident me armë zjarri ka ndodhur dje në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, ku një person ka mbetur i plagosur.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, dyshohet se një mashkull kosovar e ka plagosur aksidentalisht një tjetër mashkull në këmbë me armë zjarri. Viktima është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Policia ka bërë të ditur se deri tani nuk ka persona të arrestuar lidhur me këtë rast, i cili është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Hetimet janë ende në zhvillim dhe pritet zbardhja e plotë e rrethanave që çuan deri te plagosja. Autoritetet kanë apeluar për kujdes dhe bashkëpunim me qytetarët për ndriçimin e ngjarjes.