Plagoset një person në Rahovec, qëllohet nga një plumb me drejtim të panjohur
04.08.2025
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën rreth orës 01:00 pas mesnate në qytetin e Rahovecit, ku një person është plagosur nga një plumb, drejtimi i të cilit ende nuk dihet.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima, një mashkull kosovar, është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës. Deri më tani, nuk dihet nga cili drejtim ka ardhur plumbi që e ka goditur atë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa është njoftuar edhe prokurori i rastit.
Rasti është nën hetim dhe autoritetet janë duke punuar për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar përgjegjësin e mundshëm të këtij incidenti.