PDK nga Rahoveci: Fermerët kanë nevojë për mbështetje, jo për kriza të njëpasnjëshme

04.06.2026

Kandidatë dhe përfaqësues të PDK-së kanë zhvilluar një takim me qytetarë në Rahovec, duke vënë në fokus sfidat me të cilat përballen fermerët dhe vreshtarët e kësaj komune.

PDK nga Rahoveci: Fermerët kanë nevojë për mbështetje, jo për kriza të njëpasnjëshme Foto: Ilustrim

Gjatë aktivitetit u theksua se Rahoveci është simbol i punës, prodhimit dhe bujqësisë në Kosovë, ku puna e fermerëve dhe vreshtarëve përbën identitetin dhe krenarinë e qytetit. Megjithatë, sipas PDK-së, sektori i bujqësisë po përballet me mungesë të mbështetjes institucionale dhe investimeve të nevojshme.

Nga Rahoveci u kërkua më shumë përkrahje për fermerët përmes investimeve në sistemet e ujitjes, zgjerimit të tregut për prodhimet vendore, përmirësimit të infrastrukturës rrugore dhe krijimit të më shumë mundësive për të rinjtë.

PDK vlerësoi se qytetarët po përballen me krizë ekonomike, ndërsa fermerët me vështirësi të shumta në sektorin e bujqësisë. Po ashtu, u tha se vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe politika që mbështesin zhvillimin ekonomik.

“Duhet ta ndryshojmë Kosovën. Stop krizës. Ndrysho Kosovën”, ishte mesazhi i përcjellë nga Rahoveci në kuadër të fushatës zgjedhore të PDK-së.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More