Kushtetuesja anulon vendimin e Gjykatës Supreme në kontestin pronësor ku përfshihet “Stone Castle”

09.07.2026

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka publikuar aktgjykimin në rastin KI159/25, të parashtruar nga Qamil Popaj, përmes të cilit ka shpallur të pavlefshëm Aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës të datës 20 shkurt 2025. Kushtetuesja ka vendosur që çështja të kthehet në rivendosje pranë Gjykatës Supreme.

Kushtetuesja anulon vendimin e Gjykatës Supreme në kontestin pronësor ku përfshihet “Stone Castle” Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit zyrtar, Gjykata Kushtetuese, me pesë vota për dhe dy kundër, konstatoi se vendimi i Gjykatës Supreme nuk ishte në përputhshmëri me nenin 31 të Kushtetutës së Kosovës dhe nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të cilat garantojnë të drejtën për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm, për shkak të mungesës së një vendimi të arsyetuar gjyqësor.

Rrethanat e rastit ndërlidhen me një parcelë kontestuese në Rahovec, të cilën parashtruesi i kërkesës e kishte blerë përmes një kontrate gojore në vitin 1997 nga shitësi N.P., dhe ku kishte ndërtuar shtëpinë e tij të banimit. Legalizimi i kësaj shitblerjeje ishte bërë në Gjykatën Komunale në Rahovec në vitin 2007. Ndërkohë, mbi të njëjtën pronë kishin filluar pretendimet juridike nga kompania “Stone Castle Vineyards and Winery”, e cila pretendonte se kishte fituar të drejtën e qirambajtjes përmes procesit të privatizimit.

Pas një historiku të gjatë procedurash e rigjykimesh në Gjykatën e Rahovecit, Gjykatën e Qarkut në Prizren, Gjykatën Themelore në Gjakovë dhe atë të Apelit, Gjykata Supreme e kishte refuzuar revizionin e parashtruesit të kërkesës.

Megjithatë, Gjykata Kushtetuese vuri re se Gjykata Supreme nuk u kishte kthyer përgjigje pretendimeve specifike të ngritura nga parashtruesi dhe nuk i ishte përmbajtur kritereve thelbësore të së drejtës për një vendim të arsyetuar. Për këtë arsye, Gjykata Supreme është e obliguar ta trajtojë sërish këtë çështje juridike në përputhshmëri me gjetjet e Aktgjykimit të Kushtetueses.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More