Personat që vijnë në Kosovë nga vendet me rrezik të lartë duhet të kenë testin për COVID-19 ose do të izolohen për 7 deri 14 ditë

05.10.2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se kanë vendosur masën për të gjitha shtetasit e atyre vendeve që janë potencial i shpërndarjes së infeksionit se nuk mund të hyjnë në Kosovë pa testin PCR ose edhe nëse hyjnë do të shkojnë në izolim për 7 deri në 14 ditë. Këtë e ka […]

Personat që vijnë në Kosovë nga vendet me rrezik të lartë duhet të kenë testin për COVID-19 ose do të izolohen për 7 deri 14 ditë Foto: Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se kanë vendosur masën për të gjitha shtetasit e atyre vendeve që janë potencial i shpërndarjes së infeksionit se nuk mund të hyjnë në Kosovë pa testin PCR ose edhe nëse hyjnë do të shkojnë në izolim për 7 deri në 14 ditë.

Këtë e ka konfirmuar Ministri i Shëdetësisë, Armend Zemaj sot në një konferencë për media.

“Si Qeveri e Republikës së Kosovës dhe si ministri e Shëndetësisë kemi vendosur masën se të gjitha shtetet të cilat janë potencial i shpërndarjes së infeksionit nuk munden të hyjnë shtetasit e tyre në Kosovës pa qenë të pajisur me testin PCR dhe nëse hyjnë duhet të shkojnë në vet izolim për 7 deri 14 ditë, sipas nevojë dhe vlerësimit”, tha ai

Bazuar në këtë shtetet të cilat i konsideron Kosova me rrezik të lartë të infektimit janë: Spanja, Franca, Britania e Madhe, Holanda, Belgjika, Republika Çeke, Hungaria, Danimarka, Luksemburgu dhe Islanda.

Kosova gjatë javëve të fundit ka pasur rënie të numrt të të infektuarve me Korona virus, nga statistikat e IKSHPK-së brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë identifikuar 56 raste të reja me COVID-19 prej tyre dy në Suharekë.

Gjithashtu brenda 24 ore në Kosovë janë shëruar 69 pacientë, duke e arritur numrin total të shëruarve në 13.856 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.328.

Në 24 orëshin e fundit në vendin tonë nuk është raportuar asnjë rast i vdekjës nga COVID-19.