Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
25.12.2024
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga HAK (Automobil Klub Kroat) rreth 20:00, situata në kufirin Bajakovo midis Kroacisë dhe Serbisë është përmirësuar.
Pritjet per pasagjerët me automjete kanë mbaruar.
Në dalje të Kroacisë, ka një kolonë kamionësh në autostradën A3 ndërmjet km 301+500 dhe pikës kufitare Bajakovë në rrugën në drejtim të Lipocit.
Për automjete drejtimi është i lirë, me shpejtësi të kufizuar 40 km/h.
Gjatësia e kolonës së kamionëve është 4 km.
Gjithashtu edhe në Tovarnik, kufiri më i afërt me Bajakovën, momentalisht nuk ka pritje.