Përballja me inflacionin, studentët nga sot mund të aplikojnë për marrjen e 100 eurove nga shteti

20.10.2022

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se sot është hapur aplikimi për studentë për të përfituar nga pakoja për përballje me inflacion. “Sot në eKosova është hapur aplikimi për studentë, për të përfituar nga mbështetja e njëhershme me 100 euro.  Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët aktivë që studiojnë në programet e akredituara […]

Përballja me inflacionin, studentët nga sot mund të aplikojnë për marrjen e 100 eurove nga shteti Foto: Ilustrim

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se sot është hapur aplikimi për studentë për të përfituar nga pakoja për përballje me inflacion.

“Sot në eKosova është hapur aplikimi për studentë, për të përfituar nga mbështetja e njëhershme me 100 euro.  Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët aktivë që studiojnë në programet e akredituara në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Murati.

Aplikimi do të jetë i hapur deri më 6 nëntor, në platformën eKosova, ngjashëm sikurse herën e kaluar për studentët shtetas dhe jo-shtetas që studiojnë në Kosovë.

Njoftimi i plotë:

Hapet aplikimi për studentë për mbështetje nga Pako për Përballje me Inflacion

Sot në eKosova është hapur aplikimi për studentë, për të përfituar nga mbështetja e njëhershme me 100 euro.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët aktivë që studiojnë në programet e akredituara në Republikën e Kosovës.

Aplikimi do të jetë i hapur deri më 6 nëntor, në platformën eKosova, ngjashëm sikurse herën e kaluar për studentët shtetas dhe jo-shtetas që studiojnë në Kosovë.

Pas mbylljes së aplikimit, listat do të verifikohen me institucionet arsimore të akredituara, dhe listat e konfirmuara do të procesohen për pagesë.

Formulari i aplikimit për studentët shtetas të Republikës:

https://ekosova.rks-gov.net/Services/SubService?service=358

Formulari i aplikimit për studentët jo-shtetas:

https://ekosova.rks-gov.net/SubService/360