Për tre muaj mbi 200 ankesa për mashtrime nga bizneset

14.05.2022

Çmime të dyfishuara, zbritje fiktive, reklama mashtruese e produkte me afat te skaduar janë ndër shqetësimet,, ankesat ndaj të cilave mund të adresohen edhe pranë institucioneve të vendit. Njohësit kërkojnë më shumë angazhim qeveritar në mbrojtje të konsumatorëve ndërsa edhe qytetarët shprehen të mllefosur. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në një përgjigje me shkrim […]

Për tre muaj mbi 200 ankesa për mashtrime nga bizneset Foto: Ilustrim

Çmime të dyfishuara, zbritje fiktive, reklama mashtruese e produkte me afat te skaduar janë ndër shqetësimet,, ankesat ndaj të cilave mund të adresohen edhe pranë institucioneve të vendit. Njohësit kërkojnë më shumë angazhim qeveritar në mbrojtje të konsumatorëve ndërsa edhe qytetarët shprehen të mllefosur.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, thotë se për tremujorin e parë të këtij viti kanë pranuar 202 ankesa për mashtrim të konsumatorëve.

“Gjatë vitit 2021 kemi pranuar 1,007 ankesa të konsumatorëve, kurse gjatë tremujorit të parë të këtij viti kemi pranuar 202 ankesa. Ankesat janë me natyra të ndryshme mospërfillje tw garancionit, shërbime jocilësore, mashtrime te konsumatorit, reklama mashtruese, produkte me afat te skaduar, për mospërputhje të çmimit rafte-arkë, mungesa e deklaracionit në gjuhën shqipe, mos kthimi i monedhave të imta etj”, thuhet në përgjigjen e MINT.

MINT thotë se inspektorët e tregut kanë të drejtë të shqiptojnë gjoba deri në 1000 euro por vet numri i inspektorëve është i ulët.

“Inspektorët e tregut kanë të drejtë të shqiptojnë gjobë deri në 1,000 euro për personat juridikë, kurse për shkeljet mbi këtë vlerë ka për obligim të inicioj procedurë kundërvajtëse në gjykatat kompetente dhe gjobat arrijnë deri në 20.000 euro. Kemi nevojë për rritjen e numrit të inspektorëve, janë parashtruar kërkesat te organet kompetente dhe presim aprovimin e tyre”, vijoi MINT.

Aktivisti i organizatës kosovare për mbrojtjen e të drejtave, interesave dhe dinjitetit të konsumatorit “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, ka deklaruar se manipulimi me çmime në disa markete është shqetësues. Ai akuzon autoritetet që nuk po ndërmarrin asgjë në adresimin e këtyre shqetësimeve.