Për një muaj, 304, 420 pasagjerë udhëtuan përmes aeroportit të Prishtinës

15.11.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit për muajin shtator 2023. Siç njofton ASK, në shtator të vitit 2023 është shënuar numri më i madh i fluturimeve dhe udhëtarëve, krahasuar me shtator 2022. Në muajin shtator 2023 numri i fluturimeve të realizuara ishte 990, ose 13,0% më shumë se […]

Për një muaj, 304, 420 pasagjerë udhëtuan përmes aeroportit të Prishtinës Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit për muajin shtator 2023.

Siç njofton ASK, në shtator të vitit 2023 është shënuar numri më i madh i fluturimeve dhe udhëtarëve, krahasuar me shtator 2022.

Në muajin shtator 2023 numri i fluturimeve të realizuara ishte 990, ose 13,0% më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 304 420, ose 20,3% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (shtator 2022).