Për grupmoshat 12-15 vjeç terminin për vaksinim mund të caktojnë prindërit

20.08.2021

Ditë më parë Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi bëri të ditur se nga tani mund të vaksinohen edhe fëmijët e grupmoshave mbi 12 vjeç. Mirëpo si mund të caktohen terminet për këto grupmosha. Për këtë KosovaPress ka dërguar pyetje në adresë të MSH-së ku sipas tyre thuhet se për marrje të vaksinës për fëmijët […]

Për grupmoshat 12-15 vjeç terminin për vaksinim mund të caktojnë prindërit Foto: Ilustrim

Ditë më parë Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi bëri të ditur se nga tani mund të vaksinohen edhe fëmijët e grupmoshave mbi 12 vjeç.

Mirëpo si mund të caktohen terminet për këto grupmosha. Për këtë KosovaPress ka dërguar pyetje në adresë të MSH-së ku sipas tyre thuhet se për marrje të vaksinës për fëmijët e moshës 12-15 vjeç, të cilët kanë ndonjë sëmundje kronike ose imunitet të komprometuar, kanë të drejtë të aplikojnë prindërit ose kujdestari ligjor i fëmijës.

“Meqë bëhet fjalë për fëmijë me sëmundje kronike, prindi mund të aplikojë për ta nga kategorie ‘me sëmundje kronike’, por mund të shkojë në QKMF ta caktojë edhe fizikisht terminin për vaksinim, duke qenë që fëmijët me indikacione shëndetësore janë me prioritet”, thuhet në përgjigjen e MSh-së.

Ndryshe deri më tani numri i vaksinave të adminsitruara ka arritur shifrën rreth 690 mijë, prej të cilave numri i të vaksinuarëve me dozën e parë është rreth 220 mijë dhe numri i të vaksinuarve me të dy dozat rreth 235 mijë.