Për 10 vite 572 foshnje të Kosovës u braktisën nga prindërit e tyre!

  • 10.12.2022
Për 10 vite 572 foshnje të Kosovës u braktisën nga prindërit e tyre!

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon raportin për “Gratë dhe Burrat në Kosovë”, për vitet 2020/2021.

Të dhënat statistikore që janë paraqitur në publikimin “Gratë dhe Burrat në Kosovë, 2020/2021“ janë afatgjate dhe me analiza të shkurtra, të cilat pasqyrojnë situatën gjinore në Kosovë, sipas sektorëve të jetës ekonomike dhe sociale.

Ky publikim ofron të dhëna edhe për numrin e fëmijëve të braktisur nga viti 2012 deri në vitin 2021, shkruan SuharekaOnline.


Fëmijët e braktisur – Fëmijë i braktisur pa kujdes prindëror, konsiderohet çdo fëmijë i moshës nën 18 vjeç, i cili është i braktisur nga prindërit, të cilët për shkaqe dhe arsye të ndryshme nuk i kryejnë, apo nuk janë në gjendje ti kryejnë obligimet, përgjegjësitë dhe të drejtat prindërore.

Format e mbrojtjes për këtë kategori të fëmijëve janë: kujdestaria, bashkimi familjar, strehimi familjar, strehimi i përkohshëm institucional dhe adoptimi.

Në bazë të sitatistikave të ASK-së figuron se në vitin 2012 ku ishin braktisur 100 fëmij prej tyre, 44 të gjinisë femërore dhe 56 të gjinis mashkullore, poashtu edhe në vitin 2013 ishin braktisur 100 fëmijë, prej tyre 42 vajza dhe 58 djem.

Numër i njejtë i fëmijëve të braktisur ishte edhe në vitin 2014 dhe 2015 ku ishin regjistruar nga 100 fëmijë të braktisur.

Numri i fëmijëve të braktisur kishte rënë dukshëm në vitin 2016 ku ishin regjistruar vetëm 43 fëmij, prej tyre 17 vajza dhe 24 djem.

Ndërsa, në vitin 2017 numri i fëmijëve të braktisur kishte rënë në 34, prej tyre 19 vajza dhe 15 djem.

Në vitin 2018 në Kosovë numri i fëmijëve të braktisur pothuajse kishte rënë dukshëm ku ishin regjistruar 28 fëmijë të braktisur, 14 vajza dhe 14 djem, poashtu rënia fatmirësisht kishte vazhduar edhe në 2019 ku u regjistruan vetëm 26 fëmij të kësaj kategorie, prej tyre 13 vajza dhe 13 djem.

Numër i njejtë si në vitin 2018 u regjistrua edhe në 2020 ku sipas statistikave të ASK- bëhet e ditur se gjatë vitit 2020 u braktisën 9 foshnje të gjinis femërore dhe 19 të gjinisë mashkullore.

Duke lundurar përgjatë këtyre viteve të cilat përmbajnë statistika zyrtare për numrin e fëmijëve t% braktisur, një lloj i shuarjes së shqetësimit pothuajse e gjetëm në statistikat e vitit 2021 ku fatmirësisht, numri i foshnjeve të braktisura kishte rënë dukshëm, pra gjatë 2021 në Kosovë ishin regjistruar vetëm 15 fëmijë të braktisur, prej tyre 5 të gjinisë femërore dhe 10 të gjinisë mashkullore.

Nga statistikat e ASK-së rezulton se numri më i madh i fëmijëve të braktisur është regjistruar në vitet 2012-2015, ku vetëm brenda këtyre viteve janë regjistruar 400 fëmijë të braktisur nga familjet e tyre, e ku kryesisht janë të gjinisë mashkullore.

Rikujtojmë se në tremujorin e dytë të 2021’s (Prill, Maj, Qershor) bëhet e ditur se në Kosovë janë braktisur gjithsej 4 fëmijë. Në mesin e këtyre katër fëmijëve të braktisur, njëri prej tyre është nga Komuna e Suharekës, i gjinisë mashkull.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë