Pavarësisht reshjeve të vazhdueshme, të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme

20.01.2024

Zv.ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka bërë të ditur se pavarësisht reshjeve të vazhdueshme, të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme. Tutje Durmishi ka njoftuar se kompanitë e kontraktuara nga MMPHI, janë në terren për pastrimin e akseve rrugore nga bora, normalizimin e qarkullimit rrugor dhe garantimin e […]

Pavarësisht reshjeve të vazhdueshme, të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme Foto: Ilustrim

Zv.ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka bërë të ditur se pavarësisht reshjeve të vazhdueshme, të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme.

Tutje Durmishi ka njoftuar se kompanitë e kontraktuara nga MMPHI, janë në terren për pastrimin e akseve rrugore nga bora, normalizimin e qarkullimit rrugor dhe garantimin e sigurisë për drejtuesit e automjeteve që nga orët e hershme të mëngjesit.

Gjithashtu ai i’i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të bëjnë kujdes gjatë vozitjes si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

“Jemi vazhdimisht në terren për t’u siguruar se po punohet me intensitet të shtuar për pastrimin e rrugëve, duke u kujdesur për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve nëpër rrugët e Kosovës” ka thënë Durmishi.