Pas takimeve me krerët opozitarë, Lajçak: Ditë produktive sot në Kosovë

07.11.2023

Emisari i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar sot takime me krerët e partive opozitare, ambasadorët e huaj dhe KFOR-in. Pas këtyre takimeve Lajçak në një postim në “X”, ka falënderuar të gjithë për bashkëbisedimet. “Sot pata një ditë shumë produktive në Kosovë me shkëmbime të mira për zhvillimet e fundit në Dialogun […]

Pas takimeve me krerët opozitarë, Lajçak: Ditë produktive sot në Kosovë Foto: Ilustrim

Emisari i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar sot takime me krerët e partive opozitare, ambasadorët e huaj dhe KFOR-in.

Pas këtyre takimeve Lajçak në një postim në “X”, ka falënderuar të gjithë për bashkëbisedimet.

“Sot pata një ditë shumë produktive në Kosovë me shkëmbime të mira për zhvillimet e fundit në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe rrugën përpara. Falënderoj të gjithë bashkëbiseduesit e mi për rolin dhe mbështetjen e tyre aktive”, ka shkruar Lajçak.

Kujtojmë se emisari i BE-së ka arritur dje për vizitë në Kosovë, ku është takuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Pas këtij takimi në një deklaratë për media u tha se kanë rënë dakord për hapat e ardhshëm në dialogun Kosovë-Serbi.