Pas subvencionimit të bujqve, ministria e Bujqësisë kërkon që të mos rriten çmimet e produkteve

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook” ka kërkuar që të mos ketë rritje të çmimeve të bukës si dhe produkteve të tjera.

Pas subvencionimit të bujqve, ministria e Bujqësisë kërkon që të mos rriten çmimet e produkteve

Kjo pasi që janë ndarë 52 milionë euro subvencione për bujqit.

MBPZHR-ja ka bërë të ditur se sipërfaqja e mbjellë me grurë në vendin tonë arrin 51,282.96 hektarë me një rritje prej 15.55% prej vitit të kaluar. Gruri sivjet do të subvencionohet me 474 € për hektarë, duke përfshirë këtu subvencionimin e naftës me 54 € euro për hektarë dhe 150 € për hektarë për plehërimin pranveror. Njëherit, gruri do të subvencionohet edhe në bazë të rendimentit përmes dorëzimit të sasisë së tij në mulli ose sillose me 0.03 € për kilogram.


“Sa i përket sipërfaqes së përgjithshme me drithëra, këtë vit kemi rritje prej 33,04%, ndërsa vetëm tek sipërfaqja e mbjellë me misër kjo përqindje arrin 90.93% në krahasim me vitin e kaluar, apo 17,574.15 hektarë më shumë e që gjithsej me këtë kulturë janë të mbjellë 36,901.66 hektarë”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë i Ministrisë së Bujqësisë:

Bujqit kosovarë dhe mbështetja e tyre përmes PPD 2022

Bujqit kosovarë këtë vit do të përkrahen nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes Programit të Pagesave Direkte apo Subvencioneve i cili ka vlerë të mjeteve prej 52 milionë euro. Përmes këtij Programi MBPZhR-ja ka prioritizuar këtë vit grurin, misrin, pataten dhe fasulen për të krijuar kështu mundësi stabiliteti sa i përket sigurisë ushqimore.

Sipërfaqja e mbjellë me grurë në vendin tonë arrin 51,282.96 hektarë me një rritje prej 15.55 % prej vitit të kaluar. Gruri sivjet do të subvencionohet me 474 € për hektarë, duke përfshirë këtu subvencionimin e naftës me 54 € euro për hektarë dhe 150 € për hektarë për plehërimin pranveror. Njëherit, gruri do të subvencionohet edhe në bazë të rendimentit përmes dorëzimit të sasisë së tij në mulli ose sillose me 0.03 € për kilogram.

Sa i përket sipërfaqes së përgjithshme me drithëra, këtë vit kemi rritje prej 33,04%, ndërsa vetëm tek sipërfaqja e mbjellë me misër kjo përqindje arrin 90.93% në krahasim me vitin e kaluar, apo 17,574.15 hektarë më shumë e që gjithsej me këtë kulturë janë të mbjellë 36,901.66 hektarë.

Rritja e përkrahjes direkte të bujqve përmes subvencioneve, duhet të reflektojë tek mos-rritja e çmimeve në treg, duke mos cënuar kështu xhepin e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Bazuar në çmimin aktual të derivateve të naftës, pjesëve rezervë të autokombajnave, si dhe gjendjes së zhvillimit të grunajave, MBPZHR-ja, përfaqësuesit e DKB-ve dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Mullisëve sugjerojnë/propozojnë se çmimi real i korrje-shirjeve për vitin 2022 do të ishte 130 euro/ha (nënkuptohet se çmimi i korrje-shirjeve caktohet me marrëveshjen në mes të fermerëve dhe autokombajnerëve).

Theksojmë se nga analiza e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe nga takimet në teren me fermerë, kultivuesit e drithërave presin një rendiment më të lartë të këtyre kulturave në krahasim me vitin e kaluar, falë edhe kushteve klimatike që kanë mbizotëruar në vendin tonë.

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë