Pas dërgimit të zjarrfikësve nga Suhareka në Skenderaj, Bekim Jashari falenderon Bali Muharremajn

  • 20.01.2023
Pas dërgimit të zjarrfikësve nga Suhareka në Skenderaj, Bekim Jashari falenderon Bali Muharremajn

Ish kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka reaguar rreth situatës emergjente në Skenderaj, si pasojë e vërshimeve të mbrëmshme.

Jashari përmes një postimi në facebook ka thënë se mobilizimi i qytetarëve në këtë situatë është për t’u admiruar.

Tutje Jasharaj ka falenderuar edhe Kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i cili mbrëmë ka nisur për në Skenderaj ekipën e zjarrfikësave të Suharekës, në mënyrë që të ndihmojnë qytetarët e qytetit të Skenderajit.


Një falënderim i veçantë për komunën e Suharekës me kryetar Bali Muharremaj e cila ka nisur ekipen e zjarrëfikësve në intervenim të zonat e prekura në Skenderaj.
Po ashtu një falënderim për zjarrëfikësat
.” ka shkruar Jasharaj.

Njoftimi i plotë:

Me shqetësim po e përcjell situatën emergjente në Skenderaj dhe komuna tjera, si pasojë e vërshimeve të sotme.
Mobilizimi i qytetarëve për t’iu ndihmuar të tjerëve në evakuim është për tu admiruar dhe shembull që duhet ndjekur nga të gjithë.
Në këto momente aspak të lehta kërkoj intervenim të shpejtë nga institucionet lokale e qendrore në zhbllokimin e kanaleve dhe lumenjve për të evituar ndonjë katastrofë apo viktima eventuale e po ashtu të furnizohen me gjëra ushqimore zonat e prekura.
Një falënderim i veçantë për komunën e Suharekës me kryetar Bali Muharremaj e cila ka nisur ekipen e zjarrëfikësve në intervenim të zonat e prekura në Skenderaj.
Po ashtu një falënderim për zjarrëfikësat, policinë dhe gjithë ata që janë duke punuar në tejkalimin e kësaj situate pa pasoja në njerëz.
Bashkë!

Rikujtojmë se gjatë mbrëmjës të së enjtës, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se njësia e zjarrëfikësve me 3 pjestarë nga Suhareka është nisur për Skenderaj.

“Njësia e Zjarrëfikësve me 3 pjestarë nga Suhareka është nisur për Skenderaj.

Me automjetin e tyre dhe me pompa thithëse të ujit do t’i ndihmojnë qytetarët atje ku kanë nevojë.

Në disa komuna të Kosovës tashmë situata paraqitet e vështirë si rezultat i reshjeve të shumta të shiut.

Megjithëse edhe ne kemi një numër të kufizuar të zjarrëfikësve, kemi shprehur gadishmërinë tonë që momentalisht t’i ndihmojmë komunat që tashmë po përballen me vërshime.

Uroj që situata të përmirsohet dhe ta kalojmë me dëme sa më të vogla materiale.” kishte shkruar në facebook Muharremaj.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë