Parashikimi i motit për ditën e nesërme

18.01.2021

Kjo javë ka nisur me vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Sipas PrishtinaWeather në ditët e ardhshme mbi vendin tonë shtrihen fusha anticiklonike që mundësojnë mot më stabil, mirëpo masat e acarta polare mbeten ende prezente. Ndërkohë nga Mesdheu dhe Afrika veriore fillojnë të depërtojnë masa më të ngrohta ajrore, që në pjesën e […]

Parashikimi i motit për ditën e nesërme Foto: Ilustrim

Kjo javë ka nisur me vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell.

Sipas PrishtinaWeather në ditët e ardhshme mbi vendin tonë shtrihen fusha anticiklonike që mundësojnë mot më stabil, mirëpo masat e acarta polare mbeten ende prezente.

Ndërkohë nga Mesdheu dhe Afrika veriore fillojnë të depërtojnë masa më të ngrohta ajrore, që në pjesën e dytë të javës shtrihen edhe mbi vendin tonë, duke rritur gradualisht temperaturat edhe mbi vlera mesatare. Deri në fundjavë pritet edhe depërtimi i një cikloni nga Atlantiku mbi Itali, që nga dita e premte mundëson edhe të reshura shiu, e në vise malore të borës.

Nesër (e martë) pritet të jetë mot pjesërisht i vranët, ku në mëngjes do të jetë shumë ftohtë, ndërsa në mbrëmje do të fillojë të ketë kthjellime.

Temperaturat e ajrit gradualisht në rritje, me minimale që zbresin deri në -12C të martën, e deri të premte rriten edhe në +2C. Maksimalet gradualisht në rritje nga -4C deri në 8C ditën e premte.

Do të fryj erë e lehtë nga krahu verior 1-5m/s, e në pjesën e dytë të javës nga juglindja e lehtë dhe mesatare 2-8m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes lartë mbi vlera normale, e më pas në rënie.